Translate Web

3TGFX

Apple pritet të hedhë në treg “Mini iPad”

Apple pritet të hedhë në treg “Mini iPad”SHBA- Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, pritet ta hedhë sot në treg një produkt të ri, një version më të vogël dhe më të lirë se iPad-i. 

Pajisja do të konkurronte me rivalët Amazon dhe Google në fushën e kompjuterëve me ekrane më të vogla. Apple nuk ka dhënë detaje për pajisjen, por Mini iPad pritet të ketë një ekran afërsisht 20 centimetërsh, që është gjysma e madhësisë së iPadit të rregullt. 

Ende nuk dihet asgjë as për çmimin e këtij produkti, por pritet që të jetë diku ndërmjet 249 deri në 399 dollarë. Apple pritet ta prezantojë këtë produkt sot në një ngjarje vetëm me ftesa, ne San Jose të Kalifornisë. 

Besimtarët myslimanë falen për Bajramin





Besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë mëngjesin e së enjtes kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit. 

Kjo ditë simbolizon dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosive hyjnore. Festa e ka zanafillen te sakrifica që Ibrahimi besimtar do t’i bënte Zotit nëpërmjet djalit të tij Ismail, të cilin zoti e shpëtoi.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, me mijëra besimtarë kanë dëgjuar predikimin e klerikëve me rastin e kësaj feste tepër të rëndësishme në kalendarin fetar islam.

Kjo festë fton të gjithë besimtarët të jenë të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane dhe njerëzore ndaj të gjithëve, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë.

Festa e Kurban Bajramit paraqet në mënyrë simbolike sakrificën, përkatësisht kurbanin. Me pas besimtarët janë kthyer në banesat e tyre për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve.

Kreu i Komunitetit Mysliman uron besimtarët 


Një ditë më parë, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça uroi shqiptarët, duke i ftuar ata që të afohen më shumë me njëri-tjetrin në këtë ditë të madhe. 

“Të nderuar besimtarë kudo që ndodheni, ju përshëndes dhe ju uroj nga zemra gëzuar e për shumë vjet festën e Kurban Bajramit, që këtë vit përkon me 100-vjetorin e pavarësisë. Me urdhërin e kurbanit përfaqësohet përkushtimi ndaj Zotit të madhërishëm. Kjo festë e madhe të trokasë në derën e çdo shtëpie dhe të sjellë paqe e harmoni. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, deklaroi Muça. 

Nishani uron besimtarët myslimanë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar të enjten besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. 

Nishani është shprehur se, Kurban Bajrami është një moment solemn për çdo besimtar mysliman dhe ka uruar për sa më shumë begati në familjet e tyre. 

“Urimet më të ngrohta e të ndjera për mbarësi, mirësi dhe begati në familje”, ka uruar kryetari i shtetit. 

AK: Festa e Bajramit të mos keqpërdoret

Edhe Aleanca Kuqezi ka uruar besimtarët shqiptarë, por veç kësaj ka kërkuar nga forcat politike që të mos keqpërdorin për qëllimet e tyre këtë festë. 

“Kjo ditë duhet të jetë e bekuar për qytetarët. Apelojmë që politika të mos keqpërdorë festat fetare”, ka deklaruar Aleanca Kuqezi. 

Duke kërkuar që politikanët të mbahen larg ekraneve dhe mediave, AK ka theksuar se, nuk është aspak etik rituali i shtetit me fenë. 

“Kurban Bajrami është dita e besimtarëve, jo e mëkatarëve”, ka thënë më tej grupimi i drejtuar nga Kreshnik Spahiu.  

Motorat e “gjallë”


Motorat e “gjallë”
Këto motora të mrekullueshëm janë bërë me modelë të lyer dhe të vendosur në mënyrë që të krijojnë këto forma aerodinamike. 

Trina Merry, artistja nga San Francisco, ka “prodhuar” disa motorë me këta njerëz të lyer me bojë që do të përdoren në një “motor-show” amerikan.







Modelët e përdorur janë të gjithë atletë të cilët kanë punuar 18 orë për këto vepra.





“Të gjithë kemi parë fotografi të vajzave të bukura pranë motorëve dhe makinave fantastike. Unë mora këtë ide dhe vendosa që motorët të ishin “të gjallë”. Është diçka që nuk është bërë kurrë më parë”, shprehet Trina Merry.




Stresi jep Show me motorr (Viedo HD)

Klikoni Foton

StReSi Nuk Njeh Dmc Bablokin (Video)

Kryetari i grupit me te famshem ne Shqiperi Stresi Ne Emisionin Televiziv Pasdite ne Top Channel i cili po merte akuza nga familjaret e nje djali i cili eshte therur nga fansa te grupit rival OTR . Stresi u pergjigj se sherri ka nisur nga nje kushuriri i Denisit Dmc Babloki ose i quajtur ndryshe ne emrin e vertet Ardit Sokoli Te Cilin nuk e njihte fare po Shqiperia Online Ka Gjetur Video Ku Stresi Takohet me Ardit Sokoli-n

Video 1 Stresi Ne Pasdite Top Channel ( 2012 )

                               Video 2 Stresi Takohet me Dmc Bablokin

Burg per ata qe kane video ose bejne seks "jonatyral" ne Turqi


seksJonatyralPër gjykatën e Ankarasë është shpallur "jonatyral" seksi gay, oral, anal, apo në grup, ashtu si edhe ai sadomazokist, me kafshë, apo me të vdekur. Mirëpo, gjykatësit turq kanë sanksionuar edhe një ligj të ri, sipas të cilit dënohen me burg personat që zotërojnë video me skena seksi oral, ose anal, në bazë të artikullit 262/2 të Kodit Penal turk.
Dënimet e parashikuara në këtë rast shkojnë nga 1 deri 4 vjet burg. Në një deklarim të fundit, Gjykata e Lartë turke e ka cilësuar si tepër të lehtë dënimin prej 6 muajsh të dhënë nga një gjykatë provinciale, për shitjen e videove porno me episode të seksit oral, ose anal, përderisa janë konsideruar si "jonatyrale". Vendimet e reja vijnë teksa nga pjesa laike e Turqisë ngrihen zërat që denoncojnë një islamizmim të vendit, që prej dhjetë vjetësh qeveriset nga kryeministri islamiko-nacionalist Recep Tayyip Erdogan.Dënimet e parashikuara në këtë rast shkojnë nga 1 deri 4 vjet burg

Klajdi Haruni: Historia e “Mamices” se vertete

mamicaHistoria e gjokseve aq shumë të kënduar të këngës “Mamica” për pak i ka humbur notat gazmore.
Mamica dhe Taqka i vërtetë janë revoltuar. Por, a ishte kënga e frymëzuar nga personazhe konkretë? A është thurur rrugicave të Korçës, duke pasur si burim numra konkretë recipetash? Klajdi Haruni na thotë të vërtetën.
Secili prej nesh, o së paku shumica, ka luajtur nëpër fantazira me mësueset e shkollave fillore a 8-vjeçare. Mos thoni “Jo”, sepse meshkujt kanë qenë më të prirë për t’i mbushur “ëndrrat” me portretet e mësuesve të reja. Pastaj, nëse fantazia rrëshqet edhe pak në portret, nuk është faji i tyre. Të tëra këto histori kanë ngelur aty, e shumta në ndonjë ditar të harruar në ndonjë mobilie të vjetër që kush e di se pse nxjerr kokën vite më vonë. Nuk po kuptoni gjë, ë!? Mirë, po jua shpjegojmë.
I referohemi këngës që këta dy muaj ka çmendur të gjithë, gra, fëmijë e plaka. Kënga që po e dëgjove në mëngjes, nuk e heq më nga goja gjithë ditën. Jo se të pëlqen aq shumë, po të rrëmben ritmi dhe një buzëqeshje që ta dhuron vetvetiu!
“Mamica” e famshme, kënga e Klajdi Harunit, kompozuar nga Flor Mumajesi që përveçse shkundi sallën e Pallatit të Kongreseve, ku u zhvillua “Top Fest 9″, mori edhe Çmimin e Internetit si kënga e klikuar më shumë. Siç është e zakonshme të ndodhë me gjërat e bujshme, njerëzit provojnë e zhbirilojnë njëherë, si, qysh e tek u krijua, nga e mori frymëzimin. Në “gërmime” e sipër, teza e hipoteza, ndodh që përgjigjja të vijë edhe vetë. Bashkëshorti i një zonje të moshuar nga Korça, qytet prej nga është edhe Klajdi Haruni, ka kontaktuar me djemtë dhe është ankuar lidhur me fjalët e tekstit. Taqka, emri i të cilit përkonte ekzaktësisht me atë të Taqkës në këngë, ishte revoltuar. Ç’kishin këta çuna me gruan e tij, që na e quajtkëshin Mamica?!
Kjo histori bëri disa xhiro të shkurtra, por pa u saktësuar deri në fund nëse ishte ndonjë batutë e krijuar nga ata që e dinë mirë se emra si Taqka, Mamica, Petrika, Vaska, Raqka, e plot të tjerë, në Korçë gjen çdo një në tre veta!
Sidoqoftë ne e morëm pak më seriozisht dhe e pyetëm Klajdin nëse ishte e vërtetë kjo koincidencë. “Po është e vërtetë, Mamica (jo ajo e këngës) është ankuar vërtet, sepse emrat e të dyve ishin krejt si në këngë. Ne nuk i jemi referuar asnjë personazhi konkret”. Edhe pse Klajdi është i sigurt për këtë, një farë njohjeje me “Mamicën” e vërtetë e ka. Një mik i tiji e ka pasur mësuese në 8-vjeçare, jo më kot e bëmë lidhjen e mësipërme. Duke i qëndruar gjithsesi një linje humoristike sepse zonja në fjalë është e moshuar e mund ta interpretojë ndryshe (po me siguri duhet të ketë përkime të tjera që përmenden në tekst, përveç atyre të emrave!). “Qëllimi fillestar i kësaj kënge, pas dy të tjerave që kam nxjerrë më parë, ishte të bënim diçka argëtuese, me ritëm, tamam për verë. Dhe me sa di, ia kemi arritur qëllimit. Kemi përcjellë mjaft energji pozitive. I gjithë teksti, videoklipi e muzika kanë nota gazmore dhe nuk kanë asnjë qëllim për të bërë shaka me vajzat, jo më pastaj me një zonjë të moshuar. Ne vetë kur e kemi xhiruar, kemi qeshur pa fund. Ideja ka lindur duke konsumuar pak verë, salcë kosi e kërnacka në Korçë, dhe ashtu siç lindi duke qeshur, ashtu u realizua”.
Dhe me siguri kështu duhet të jetë, vetëm në mos në ndonjë fletë të harruar ditari, flinin ende fantazitë e çunave arrakatë…

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons