Ledrit i eshte thyer edhe nje dhemb nga kjo rrahje dhe carje ne vetull.Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur Ledri Vulen gjate nates se mbremshme saqe ky i fundit eshte detyruar qe te shkoj ne spital. Lajmin e ka konfirmuar televizioni KTV.
Ledri vetem dy nete me pare ka dhuruar puthjen publike duke treguar edhe dashurine per kengetaren. Mesohet se bashke me te ka qene edhe Getoar Selimi, lideri i Baba Records.
Sipas disa informacioneve, Ledrit i eshte thyer edhe nje dhemb nga kjo rrahje dhe carje ne vetull.
Xheraldina Vula nena e Ledrit ka konfirmuar ne menyre telefonike per Klan Kosoven se Ledri eshte rrahur nga dy persona te ‘Qafa’. Ajo ka pranuar se i biri i saj ka marre lendime trupore dhe se per ngjarjen jane njoftuar edhe organet kompetente.






0 comments:
Post a Comment