Translate Web

3TGFX

Barack Obama u ndalon vajzave të përdorin Facebook-un


Kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama në një intervistë për revistën “People”, ka deklaruar se dy vajzat e tij Malia dhe Sasha e kanë rreptësisht të ndaluar të përdorin rrjetin social facebook. 

“Përse do të duhet të publikojmë çështjet tona familjare përpara një grupi të madh personash, të cilët nuk i njohim? Kjo nuk ka shumë kuptim”, është shprehur presidenti amerikan në një intervistë për të përjavshmen “People”. “Do të shohim se si vajzat do të ndihen pas katër vjetësh”,- ka shtuar me shaka presidenti i SHBA.

Vajza e vogël Sasha, 10-vjeçe, nuk e ka mbushur ende moshën për të pasur një adresë të sajën në rrjetin social më të preferuar të momentit nga adoloshentët, ndërsa Malia edhe pse tashmë ajo ka mbushur 13-vjece dhe mosha ia lejon që të ketë akses në të tilla site, prindërit e saj janë kundër. 

Edhe pse rregullat federale në SHBA nuk lejojnë që rrjetet sociale të mbledhin informacione nga përdorues që janë më të vegjël se 13-vjeç, çifti presidencial Obama thekson se vendimi që vogëlushet e tyre të mos kenë adresa të tilla ka të bëjë me një zgjedhje edukative sesa cështje sigurie. 

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons