Tinguj misterioz degjohen ne shume vende te ndryshme te botes dhe shkencetaret tregohen te pamundur per te shpjeguar arsyen, shkakun, qellimin dhe burimin e ketij tingulli shqetesues e misterioz.
Incidente kane ndodhur ne Kosta Rika, ndersa degjimi i fundit i tingullit misterioz, ndodhi ne Ukraine, ne jug te Suedise, Kanada dhe ne veri-lindje te Anglise. Mijera banore ne Kosta Rika kane degjuar dhe regjistruar me kamerat e tyre tingullin misterioze dhe i kane vene videot ne internet, duke kerkuar pergjigje nga specialistet e fushes, pasi tingulli duket sikur vjen nga qielli, thane te gjithe ata te cilet degjuan ulerimat!
Fenomeni i titullit misterioz ka ngjallur shume reagime dhe debate te ashpra, pasi askush nuk eshte ne gjendje te shpjegoje prejardhjen e tij. Jane me dhjetera shtetet te cilat kane denoncuar fenomenin dhe shkencetaret e tyre po merren me studimin e tij per te zbuluar misterin qe ai fshehe.
Sipas shkencetareve nuk eshte regjistruar ndonje dukuri e veçante, si p.sh nje termet etj, veç regjistrimit te tingullit te çuditshem.
Teorite rreth fenomenit jane te shumta, p.sh per nje aeroplan supersonik i teknologjise se fundit i cili thyen shpejtesine e tingullit.
Dukuria e fenomenit eshte se ne shumicen e shteteve te cilat e kane denoncuar ate, deklarojne se ai eshte me i theksuar gjate oreve te mengjesit, ndersa shkencetaret akoma nuk mund te japin nje shpjegim te sakte rreth tij.







0 comments:
Post a Comment