Translate Web

3TGFX

Varësia nga Web-i, e ndryshon trurin


Dihej tashmë që përdorimi patologjik i internetit i bën dëm shëndetit, një studim i ri, që kësaj here vjen nga Kina, tregon se sa bën dëm në realitet.
Përdorimi pa rregulla i rrjetit ndryshon jo vetëm sjelljen, por modifikon edhe trurin.
Internet Addiction Disorder (IAD), quhet shqetësimi që vjen nga përdorimi i tepërt e pa rregulla i rrjetit. Një grup kërkuesish kinezë kanë analizuar me anë të rezonancës magnetike nëpërmjet imazheve 17 adoleshentë midis 14 dhe 21 vjeç, të diagnostikuar me IAD. Adoleshentëve u janë shtruar pyetje si:
“Ke kërkuar pa sukses të ulësh apo kontrollosh përdorimin e internetit?”
“Qëndron i lidhur në rrjet më shumë se çdo të doje?”
Rezultatet paraprake tregojnë se varësia nga rrjeti modifikon strukturën e trurit, veçanërisht substancën e bardhë që është pjesa e fibrave nervorë, dhe kjo shkakton shqetësime të sjelljes. IDA mund të jetë e dëmshme për trurin aq sa varësia nga droga dhe alkooli.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons