Translate Web

3TGFX

Big Basta : Vesa Luma? Thjesht, perfekte....

Bashkëpunimi i fundit ka tërhequr shumë vëmendjen e fansave të dy këngëtarëve, sidomos pas thashethemeve se mes tyre ka diçka....
Big Basta dhe Vesa Luma sapo kanë nxjerrë këngën e tyre më të re “Boom”. Ky bashkëpunim ka tërhequr shumë vëmendjen e fansave të dy këngëtarëve, sidomos pas thashethemeve se mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi, gjë kjo e mohuar nga të dy artistët në daljet e tyre në televizione dhe intervista të ndryshme. Megjithatë Big Basta, duke folur për këngën dhe bashkëpunimin me Vesën, tregon se ajo është perfekte si artiste, duke e vlerësuar shumë jo vetëm bashkëpunimin por edhe miqësinë mes tyre. Bigu rrëfen gjithashtu edhe planet për të ardhmen. “Në verë do të dalë albumi im i dytë”,- ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se konkurrenca duhet të jetë pozitive dhe nxitëse në krijimtari derisa nuk kthehet në një mision keqdashës. Big Basta duket se ka rezervuar shumë bashkëpunime të forta këtë vit për fansat e tij, pasi siç thotë: ”Në Big City Studio e kalojmë gjithë ditën duke punuar”.  
Big Basta, sapo ka dalë kënga juaj “Boom” me Vesa Lumën. Na thoni diçka më shumë për këtë bashkëpunim, i cili ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e publikut.
“Boom” është kënga e Vesa Lumës në bashkëpunim me mua. Është një produksion i “Big City Studio”. Një këngë Hip-Hop, R&B që është shoqëruar me një klip shumë interesant. Është një këngë shumë energjike dhe Vesa i ka dhënë vërtet këngës një dimension tjetër.
Si ishte bashkëpunimi me Vesën?
Bashkëpunimi me Vesën ishte perfekt. Ajo ka vlera të mëdha si artiste, ndaj dhe ne kemi punuar shumë për këtë këngë që të ishte vërtet “Boom”, si edhe titulli i saj. Çdo gjë erdhi shumë natyrshëm në këtë bashkëpunim, qysh nga miqësia që u krijua me ne në “Dancing with the stars”.
Mesa dimë po bëni gati një album. Çfarë do të ketë të veçantë ai?
Këtë verë do të nxjerr albumin tim të dytë, ku do të ketë një numër të madh bashkëpunëtorësh, kolegë të mi, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë projekt kaq të rëndësishëm për mua dhe fansat tanë. Në “Big City Studio” çdo ditë e kalojmë duke punuar, që të sjellim diçka sa më artistike dhe mbi të gjitha ‘Hip-Hop’.
Cila është e veçanta që po sillni në muzikën shqiptare sipas jush?
Unë dhe bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë mundohemi të jemi sa më bashkëkohorë, pozitivë dhe realë në muzikën që bëjmë dhe në atë që përfaqësojmë.
A e ndjeni konkurrencën Big? Sipas jush, çfarë nuk shkon në tregun tonë muzikor?
Konkurrenca është prezente në çdo moment të jetës dhe mendoj që është pozitive sa kohë nuk kthehet në mision. Ajo që mendoj se i duhet atmosferës dhe anturazhit artistik është fjala e mirë, suporti dhe kujdesi ndaj njëri-tjetrit. Përfitoj këtu nga rasti t’u uroj të gjithë artistëve dhe kolegëve një vit sa më të mbarë e plot pozitivitet.
Gjërat më të rëndësishme për ju cilat janë?
E para është familja. Pastaj puna, shëndeti dhe bashkëjetesa globale.
Nëse do të hiqje dorë nga muzika, për ç’arsye do të ndodhte kjo?
Vetëm nëse do ta shihja veten duke iu larguar asaj që besoj për hir të tregut dhe të bëhesha pjesë e kompromiseve për të fituar më shumë. Mendoj, kurrë..
Sa e vështirë është të mbetesh origjinal në muzikë?
Andej nga vij unë, si edhe njerëzit që më rrethojnë, e jetojnë jetën në mënyrë të pastër, të ndershme dhe origjinale. Kjo është muzika që ne bëjmë, jeta që ne jetojmë.
Ju vetë si ia dilni? Çfarë ju frymëzon?
Siç e përmenda dhe më lart më frymëzon familja, miqtë e ngushtë, qyteti im Tirana dhe fansat e sinqertë e besnikë.
Big, a ka një femër ideale për ju?
(Qesh)Ku ta di unë!
Dashuria, çfarë është për ju?

Muzika.



Marr Nga : http://www.ikub.al

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons