Nderkohe qe ka qe diten e djeshme qe ne shtepi qarkullon lajmi se Elvisi eshte i martuar, por nuk i ka treguar askujt, madje as ne audicione. Kjo eshte nje loje nga ana e Elvisit, e cila ka shkuar edhe ne vesh te Gentianes, e cila nuk duron me gjate dhe e pyet nese eshte i vertete ky thashethem. Elvisi luan rolin sikur po e degjon per here te pare dhe çuditet se ku e ka degjuar ajo kete thashethem. Elvisi ben sikur preket dhe i vjen keq nga ajo qe degjon. Ndersa Genta mundohet ta qetesoje, duke i thene se ai nuk ka pse te ndihet keq, madje edhe nese do te ishte e vertete, nuk kishte asnje problem per asnjerin.
Elvisi e pyet se çfare mendon ajo, per vertetesine e thashethemit dhe Genta shprehet se eshte e bindur qe ai eshte i martuar, duke u nisur nga sjellja e tij. Gentes i vjen çudi qe Elvisit nuk i pelqen asnjera nga vajzat dhe kete fakt ajo e lidh me vertetesine e thashethemit. “Mund t’i bej pervete nje here njeren, nje here tjetren”, shprehet Elvisi, ndersa Genta nuk vonon ta pyese: “Po mua kur do te me besh pervete?”. Elvisi nderron teme dhe e pyet nese ajo mund t’i prezantoje ndonjeren nga shoqet e saj. Genta thote se ka shume shoqe te mira, por mund t’ia prezantoje vetem nese ai nuk eshte i martuar. Elvisi e merr te mireqene faktin qe eshte i martuar dhe i kerkon qe t’ua tregoje shoqeve qe ai eshte i martuar. “Nuk jam gjenduar ndonjehere ne nje situate te tille”, shprehet Genta, ndersa Elvisi e nxit duke i thene se fakti qe po ndeshet me diçka qe s’e ka provuar eshte interesant.






0 comments:
Post a Comment