Translate Web

3TGFX

‘Boomi’ i Norës

Nora Istrefi vështirë se mund të jetë në dijeni për shpërthimin që qka bërë së fundmi, pasi vetëm dy ditë pasi lansoi klipin “S’ki me Ik”, ajo duket ta ketë rigjetur vendin në zemrat e fansave.
Pas një viti të kaluar jo dhe aq në formë, duket se këngëtarja po kthehet më e fuqishme se kurrë. Janë mbi 100 mijë klikime në 24 orët e para në YouTube dhe një numër komentesh pozitive që duket të kenë vënë përsëri në maje bukuroshen seksi.
“Në këtë video ka ndryshuar shumë mendimi i publikut shqiptar në mënyrë pozitive, është një videoklip shumë i bukur dhe nora duket e mrekullueshme me një stil të veçantë”, është një prej komenteve që spikat në YouTube.
Këngëtarja Nora Istrefi është e njohur për hitet “As Ni Zo” dhe “Pa Fat” me Sinan Vllasaliun, ndërsa pas këngës “S’ki Me Ik”, duket se fansat e Norës mund të presin vetëm projekte të reja.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons