“Mendoja që jam çmendur”, tha ajo dhe shtoi: “Kam pasur sulme të panikut secilin minutë dhe nuk e kam ditur se çka po ndodh pasi që kam qenë gjithmonë person i shëndoshë. Tërë jetën kam ushtruar. Gjithmonë kam ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe jam kujdesur për veten”.
Karolina Kurkova e zbuloi se para tre vjetësh për shkak të problemeve shëndetësore që i kishte çdo ditë pësonte sulme të panikut dhe për këtë i shtoi 14 kilogramë.
“Mendoja që jam çmendur”, tha ajo dhe shtoi: “Kam pasur sulme të panikut secilin minutë dhe nuk e kam ditur se çka po ndodh pasi që kam qenë gjithmonë person i shëndoshë. Tërë jetën kam ushtruar. Gjithmonë kam ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe jam kujdesur për veten”.
Sot vitalja Kurkova duket për mrekulli, ndërsa ish-engjëlli i “Victoria’s Secret”, edhe përkundër sëmundjes nëpër të cilën kaloi dhe efeteve anësore që mund të pasonin, ajo vendosi të lindë fëmijë, të cilin edhe e lindi në tetor të vitit 2009.
Bukuroshja e cila e kishte “pushtuar” ballinën e revistës “Vogue” që kur i kishte pasur vetëm 16 vjet deklaroi se nga rasti i saj mësoi se është në rregull të jesh ndryshe.
Ajo bëri thirrje të gjithëve që pa marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballen të kenë vetëbesim dhe të punojnë me vullnet, ngase “të gjitha mund të tejkalohen kur jeni këmbëngulës”.







0 comments:
Post a Comment