Translate Web

3TGFX

Formula si ta zgjasim jetën edhe me 114 vjet të tjera

Njerëzit të cilët janë të lumtur, me një jetë aktive seksuale, pa detyrime borxhesh, që e kalojnë jetën duke ngrënë çokollatë dhe pijnë verë, mund të jetojnë, të paktën teorikisht, deri në 114 vjeç.

Një hulumtim i ri i realizuar në SHBA, llogarit saktësisht se sa shumë vite të tjerë mund të jetojnë më shumë njerëz që adoptojnë sjellje të shëndetshme.

Saktësisht, ka qenë një grup shkencëtarësh në Universitetin e Harvardit, që kanë gjurmuar 600 njerëz për 60 vjetët e jetës së tyre dhe ka identifikuar shtatë faktorë që lidhen me stilin e jetës që mund të përcaktojë edhe kohëzgjatjen e saj.

Mes tyre, renditen faktorë si parandalimi i abuzimit me alkoolin, me duhanin, një martesë e qëndrueshme, ushtrime të rregullta, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme, zhvillimi i mekanizmave të duhura për të adresuar problemet dhe arsimin etj.

 

- 14 vjet shtesë 

Për ata që vënë në jetë 4 sjellje shëndetësore: Aktivitet i rregullt fizik, 5 racione fruta dhe perime në ditë, mospirje duhani dhe shumë ujë.

 

10 vjet shtesë 

Për burrat e martuar, që kanë një martesë të shëndetshme. Në këtë mënyrë, ata bëjnë edhe një jetë të shëndetshme. Pyetje kjo shumë më problematike për gratë.

2 vjet shtesë 

Për ata që hanë çokollatë të errët, të pasur me antioksidantë.

2.5 vjet shtesë 

Për ata që bëjnë shumë seks.

3 vjet shtesë

Për ata që besojnë në Zot dhe kanë shumë miq. ...

3.6 vjet shtesë 

Për ata që nuk hanë mish, duke shmangur marrjen e yndyrave të dëmshme.

- 3.7 vjet shtesë 

Për ata që bëjnë aktivitet të rregullt fizik.

4 vjet shtesë 

Për ata që pijnë verë, të pasur me antioksidantë.

4 vjet shtesë 

Për ata me presionin e gjakut të ulët dhe pak kolesterol.

5 vjet shtesë 

Për ata që janë më të arsimuar dhe luajnë golf.

6 vjet shtesë 

Për ata që hanë mirë dhe ushqim të shëndetshëm.

7 vjet shtesë 

Për ata që janë të lehtë në peshë.

7 vjet shtesë 

Për ata që e marrin jetën me të qetë.

8-10 vjet shtesë 

Për ata që nuk pijnë duhan.

10 vjet shtesë 

Më shumë për meshkujt të cilët vendosin të martohen.

10 vjet shtesë 

Për ata që jetojnë më të lumtur.

14 vjet shtesë 

Nëse ndryshojë stilin me një jetë të shëndetshme.

20 vjet shtesë 

Për ata që nuk asnjë borxh dhe janë të pasur.

 

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons