Nisja e spektaklit “Big Brother 5” u bë në një mënyrë spektakolare. Moderatorja e emisionit Arbana Osmani në fillim të spektaklit tha se mënyra e hyrjes së njërit prej konkurrentëve në shtëpinë e Big Brother është e jashtëzakonshme, gjë që nuk ka ndodhur më parë në historinë e Big Brother. Konkurrenti që do të futet pas pak në shtëpi, nuk e dinte që ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai është në shtëpinë e tij në nisje të emisonit, por Arbana bëri një lidhje direkte me të. Graciano, është emri i djalit, i cili i habitur sheh veten në Tv.
Arbana shprehet se ai është tashmë i përzgjedhur për të qenë konkurent në BB5, e do të niset menjëherë drejt shtëpisë. Graciano e pret me shumë emocion këtë lajm e gati i duket e pabesueshme. Konkurrentja tjetër në shtëpinë e BB5 është Gentiana. Një tjetë konkurrent është një djalë nga Prishtina, i quajtur Mehmet, por të gjithë e njohin me emrin Meti. Ai është model dhe është fëmija më i përkëdhelur mes pesë motrave e tre vëllezërve. Jeta e tij është si një film, e çdo ngjarje që i ka ndodhur e ka bërë më të fortë. Meti tregon se prej disa vitesh luan me një ekip futbolli.
Banori i tretë, është Ermali, i cili vjen nga Tirana. Bota e spektaklit nuk është e panjohur për të dhe Big Brother-in e sheh si një trampolinë drejt televizionit. Pas Ermalit, konkurenti tjetër quhet Elvis, është 23 vjeç dhe vjen nga Gjakova.
Më pas në shtëpi kanë hyrë Arjola, Edgari, Elvisi, Emirjeta, Florjani, Graciano dhe Flori.







0 comments:
Post a Comment