Për gati 30 sekonda vëzhgim më datat 7 dhe 8 shkurt, mjeti hapësinor SDO që analizon dinamikat e Diellit, ka qenë dëshmitar i shpërthimevSateliti i Zyrës Kombëtare Hapësinore Amerikane (NASA) ka regjistruar pamje të mahnitshme të tornadove gjigante por tepër të rralla, mbi sipërfaqen e Diellit. Disa prej tyre janë të së njëjtës madhësi me ato në Tokë. Për gati 30 sekonda vëzhgim më datat 7 dhe 8 shkurt, mjeti hapësinor SDO që analizon dinamikat e Diellit, ka qenë dëshmitar i shpërthimeve plazma super të nxehta të ngjashme me vorbullat e erës.
Shkencëtarët pohojnë se ndryshe nga vorbullat e krijuara nën efektin e erës në Tokë, vorbullat e shpërthimeve plazma në Diell formohen nga fusha e forte magnetike e yllit. “Disa prej këtyre vorbullave kanë të njëjtat përmasa me vorbullat e erës në planetin tonë. Lëvizin me një shpejtësi 483 km në orë. Nëse do të na duhej të bënim një krahasim edhe vorbullat më të mëdha dhe shkatërruese në Tokë mund të arrijnë shpejtësinë 482 km në orë”, u shpreh Terry Kucera nga Qendra e Fluturimit Hapësinor Goddard e NASA-s. Sateliti hapësinor i hedhur në hapësirë në shkurt të vitit 2010 planifikohet të përdoret edhe 5 vite të tjera në studimet rreth Diellit.
Marr Nga Ikub.al






0 comments:
Post a Comment