Arjan Konomi nuk ka më dyshime që është i preferuari i fansave për pozicionin e opinionistit në spektaklin që ndiqet nga gjithë, ” Big Brother”. Në faqen ‘on line’ të ” Big Brother Albania” është bërë një sondazh dhe tema që shtrohet është: ‘ Cili doni që të jetë opinionist në këtë spektakël?’.Një përqindje e madhe e votuesve klikojnë për Arjan Konomin ndërkohë që lakohet emri i Olti Currit, Blendi Salajt, Armand Pezës, etj. Edicioni i radhës i ” Big Brother Albania” do të startojë në 18 Shkurt, ditë në të cilën do të zbulohet edhe se cili do të jetë emri i opinionistit që do të vlerësojë dhe do të bëjë kritika rreth banorëve të kompeticionit. Në edicionin e fundit ishte Blendi Salaj pika e referimit të spektaklit përsa i takon vlerësimit.







0 comments:
Post a Comment