Translate Web

3TGFX

Twitter ndjek Facebook, 500 milionë të regjistruar


Një rritje marramendëse për Twitter, që kulmon me një arritje që para gjashtë vjetësh as nuk imagjinohej. Twitter pret të regjistruarin numër 500 milion, duke ju afruar shpejt 850 milionëve që gëzon tashmë Facebook, rrjeti social më i përhapur në botë, i cili synon drejt miliardit. 

Twittër tashmë shënon mesatarisht 12.7 të regjistruar të rinj për çdo sekondë. I krijuar në 2006 në San Francisco nga Obvius Corporation, ka shënuar rritjen më të madhe prej gjysmës së dytë të 2009, kur kishte “vetëm” 50 milionë përdorues. Llogaritet se vlera e Twitter për momentin është 8,4 miliardë dollarë.

Por të dhënat mbi numrin e të regjistruarve janë bërë publike nga një site i specializuar në këto statistika Twopcharts.com, vetë rrjeti social nuk ka deklaruar ende asgjë në lidhje me këtë shifër. Të dhënat e fundit të publikuara nga vetë Twitter, gjithnjë jo shumë e gatshme për të dhënë të tilla informacione, janë të prillit të vitit të kaluar e flasin për 200 milionë përdorues të regjistruar.

I lindur nga Jack Dorsey, aktualisht president i kompanisë, Twitter në fillim ishte një prodhim i konsideruar për pak të zgjedhur, ndërsa sot po bën revolucion edhe në botën e informacionit, duke i bërë konkurrencë edhe vetë botës së gazetarisë, prej vetë natyrës së tij si medium në gjendje të tregojë në direkt atë çka ndodh në botë.

Restyling i fundit i platformës është bërë në Shtator të 2011, kur site zgjeroi hapësirën e rezervuar për profilin e përdoruesve, duke e bërë gjithnjë e më të ngjashëm me Facebook dhe vendosi ti japë më shumë hapësirë publicitetit.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons