Pas pesëmbëdhjetë vitesh kontrolli absolut në internet, Internet
Explorer është shembur. Krijesë e re, Google Chrome, ka bërë që të bjerë
miti i krijuar nga
Bill Gates dhe të kthehet në shfletuesin e preferuar nga përdoruesit e internetit.
Kjo është konfirmuar nga “StatCounter”, kompania e cila merret me monitorimin e trendeve në botën e internetit.
Sipas saj, Google Chrome është përdorur nga 32.76% e frekuentuesve të
internetit, ndërsa Internet Explorer ka mbetur prapa, me vetëm 31.94% të
klikimeve.
Një përparim i madh ky që përfaqëson një ndryshim historik për botën e
internetit dhe që po tregon se si kompania e Bill Gates, vit
pas viti, ka parë sesi konkurrentët e rinj, po i kthehen në të
rrezikshëm.
Kujtojmë këtu, se në vitin 2003, Internet Explorer kontrollonte 95% të
tregut botëror, e praktikisht kishte një monopol. Ndërsa vetëm një vit
më parë, tashmë ai kishte një rënie të
mprehtë në shfletuesin e Microsoft, me 43%.






0 comments:
Post a Comment