Translate Web

3TGFX

Deri në 2015, rreth 208 milionë “Fablet” në treg

Deri në 2015, rreth 208 milionë “Fablet” në tregShumica e njerëzve ende nuk janë të bindur se pajisjet e reja të quajtuara fablet, kombinim i telefonave dhe tablet, siç është Galaxy Note, do të jenë të suksesshme, pasi ato shihen si një modë e përkohshme, e cila nuk do të zgjasë shumë.

Megjithatë, këto dyshime nuk e kanë ndaluar firmën e hulumtimeve, ABI Research të dal me një raport i cili thotë se “fablet” nuk do të jenë të paktë në vitet që po vijnë.

Sipas studimit të ABI, fablet-ët si Galaxy Note apo Optimus Vu janë vetëm fillimi i një trendi të ri, i cili me siguri se do të ndihmohet edhe nga prodhues të tjerë si HTC apo Huawei, për të arritur në shifrën e 208 milionë njësive të shitura deri në vitin 2015.

Me siguri se këto të dhëna janë vetëm parashikime të cilat bazohen në intuitën e raporteve të kompanive të hulumtimeve, të cilat mbështetën në preferencat e përdoruesve, por edhe në idenë se shfletimi i internetit nga pajisjet mobile do të rritet edhe më tej, ndërsa për këtë nevojiten ekrane të mëdha të pajisjeve mobile.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons