Ish-banori
flet për marrëdhëniet me banorët e tjere, përse e sheh Liamin si një
lojtar të fortë dhe pse mendon të kundërtën për Ermalin.Dritani,
djali simpatik nga Vlora, rrëfen në këtë intervistë eksperiencën e tij
brenda shtëpisë së Big Brother. Dritani flet për marrëdhëniet me
banorët, përse e sheh Liamin si një lojtar të fortë dhe pse mendon të
kundërtën për Ermalin. Tani thotë se atë që donte të arrinte nga ky shou
e ka arritur tashmë, ndërsa shton se banorët aty viktimizoheshin duke
përdorur edhe fatkeqësitë e tyre jashtë.
Dritan, si është kur je brenda një shou si “Big Brother”?
Unë kisha dëshirë të isha aty brenda. Ishte një eksperiencë ndryshe,
festova edhe datëlindjen që e bëri edhe më të paharruar. Më dha shumë
emocione. Hyra me shumë emocione dhe dola me po aq emocione.
Si është përballja në një realitet tjetër?
Unë ndoshta u përshtata dhe nuk e ndjeva shumë këtë pjesë. Thjesht më tepër pata biseda, ashtu siç ndodh edhe jashtë.
Mendon se të ka penalizuar fakti që u fute vonë?
Normalisht që po. Fakti që ne që u futëm vonë dolëm, e vërtetojnë këtë gjë.
Çfarë doje të arrije në “Big Brother”?
U futa për të pasur ndoshta më tepër një mjet marketingu në atë që unë
bëj, pra puna te lokali. Është një plus kjo, veç faktit që nëna ime e
kishte fiksim ta shihte djalin e saj pak të njohur.
Ishte dëshira e mamit më tepër…
Ishte një gjë që ajo e kishte shprehur gjithmonë. Tani që unë u bëra
pjesë e këtij spektakli është shumë e kënaqur. Jep autografe në vendin
tim (qesh).
“Big Brother” për ty ishte qëllim vetëm çmimi apo doje të tregoje edhe një pjesë nga jeta e një 27-vjeçari shqiptar?
Jam bërë pjesë e shtëpisë një muaj e gjysmë me vonesë dhe logjikisht nga
një qëllim, çmimi i madh u kthye në një ëndërr. Kjo më bëri që ta shoh
“Big Brother” si një investim që unë e bëja për të mirën e biznesit tim.
Duke u bërë një person publik, mendoj që do më lehtësojë goxha punë.
Pastaj ajo çka unë dhashë nga jeta e një 27-vjeçari mendoj se erdhi në
mënyrë spontane dhe shikoj që është pritur si diçka pozitive.
Banori me të cilin pate përballjet më të forta?
Me asnjë, sepse asnjëri nuk ishte i fortë. Përveç Liamit, ndaj të cilit mbaja rezerva e mia, ngaqë e vlerësoja si lojtar.
Je shprehur shumë kundër Ermalit. Përse mendon se ai është i dobët si lojtar dhe si karakter?
Jam shprehur kundër Ermalit, për sjelljen e tij brenda shtëpisë, loja e
tij si indiferent, por realisht nxirrte gështenjat nga zjarri me duar e
të tjerëve. Sesi është Ermali jashtë shtëpisë duhet akoma ta njoh, por
besoj se simfonitë e tij të stonuara janë pjesë e tij.
Si e ke parë lidhjen që ai ka me Françeskën?
Asnjëri nga ata nuk është bërë pjesë e këtij reality show që të fitojë
një dashuri, por për çmimin e madh. Mendoj që është thjesht pjesë e
lojës së tyre, por nuk dinë ta luajnë mirë. Në fund do shikojmë
versionin e ri të Estradës së Durrësit: “nuk po i punon Darja se
mendojnë te paraja…”
Sa e vështirë ka qenë për ty t’ia dalësh jo vetëm si sportist por edhe në biznes?
Sporti është hobi im, kurse biznesi im është puna ime dhe nuk është
shumë e vështirë që t’i ndjek të dyja. Edhe punën e kam 2 në 1,
argëtohem dhe punoj në të njëjtën kohë.
A viktimizohen shumë banorë që bëhen pjesë e kësaj loje?
Kjo është pak, por e sigurt, sepse banorët viktimizoheshin edhe brenda
shtëpisë edhe në situata nga më banalet, si dhe duke përdorur jetën e
tyre jashtë shtëpisë për t’u viktimizuar, duke shitur fatkeqësitë. Çdo
njeri ka pasur fatkeqësi dhe nëse nuk i ka pasur do t’i ketë. Është
cikli i jetës i tillë. Të jesh i fortë në jetë është një virtyt që e
vlerësoj më shumë se sa viktimizimin.
Gjatë kohës që ishe brenda nuk është folur asgjë për jetën tënde private
dhe as brenda nuk u afeksionove pas ndonjë vajze. A ka tipare të
veçanta femra që do të doje në krah?
Më vjen mirë që nuk është folur për jetën time private gjatë kohës që
unë isha brenda. Fakti që unë hyra single do flitej vetëm për ish-et e
mia dhe nuk do më pëlqente. Sa i përket afeksionimit me vajzat që ishin
brenda shtëpisë, nuk ishte asnjëra në shijet e mia. Unë jam një tip që
nuk i ndrydh ndjenjat e mia. Tipari kryesor që dua të ketë femra dhe që
unë e vlerësoj është respekti.
Si kanë qenë raportet me vajzat tani që je jashtë? Të kërkojnë më shumë?
Raportin me vajzat e kam pasur gjithmonë të mirë. Pas daljes është
përmirësuar deri në tepricë, sepse më kërkojnë vajzat që më kërkonin më
përpara dhe shumë vajza të tjera, por një jam (qesh).
E konsideron veten një djalë joshës dhe seksi?
Do më pëlqente shumë t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, por nuk do i
përgjigjem sepse do më rithonë nga Vlora deri në fund ky djalë (qesh).
Është një pyetje që me kalimin e kohës do marrë përgjigje.
Miku yt më i mirë në ”Big Brother” kush do të mbetet?
Miku im më i mirë në “Big Brother” do mbetet Liami. Mbas daljes nga
shtëpia, jam shoqëruar edhe me ish-banorët edhe me ata të cilët kishin
dalë kur unë hyra brenda.
Miku yt Erioni ka qenë njëkohësisht pjesë e kësaj loje. Të ka bërë ndonjë kritikë kur dole?
Kritikat e Erionit kishin të bënin me atë që edhe unë mendoja se më
penalizoi, qetësia ime dhe hyrja me vonesë në këtë shou. Të them të
vërtetën kritika negative nuk kam marrë nga asnjë deri më tani, sa rri
dhe mendoj meqë kam qenë kaq i mirë pse më votuan të dal?
Si mendon, e përdor Liami Arbrin apo e kundërta? Si e ke parë këtë dyshe brenda lojës në shtëpi?
Nuk mendoj që Liami e përdor Arbrin apo anasjelltas. Mendoj që synimi i
vetëm i Arbrit ka qenë dhe është finalja dhe ai vetë e di që Liami është
më i forti aty. Ai ndërhynte gjithmonë në debatet mes Liamit dhe
banorëve të tjerë që të identifikohej. Arbri u mundua të përdorë Gertën
por nuk ia doli… Me pak fjalë, Arbrin e shoh si fans të Liamit.
Marr nga Mapo .
0 comments:
Post a Comment