
Suksesi i saj sheh vetem ngjitje. Dhe padyshim ky do te jete
nje tjeter vit me triumfe. Prezantimi i kenges “Gjaku im”, i klikuar dhe
pelqyer nga fansat, pjesemarrja ne nje konkurs vallezimi, nje “Elvane e
parezistueshme” ne kopertinen e revistes “JETA” dhe nje event i madh
muzikor ne Ballkan, ku pritshmerite jane me te medha se kurre. Kenga hit
e saj “Afer dhe larg” duket se do te jete nje nga pretendentet e
festivalit Ballkanik, finalja e edicionit te trete, e cila do te
realizohet me 16 qershor ne Sofje te Bullgarise.
E ndersa mbeshtetja e te gjithe shqiptareve edhe kete here do te jete
per kengen shqiptare, sfida eshte edhe me e madhe kur ne kete gare jane
emrat me te njohur te muzikes Ballkanike, qe nga Greqia e deri ne
Serbi. Por deri atehere kemi kohe te enderrojme, shpresojme, e sigurisht
ne naten finale te festivalit te votojme perfaqesuesen shqiptare.

Nderkaq, sot sjellim keto foto te fundit te artistes ne nje event ne
kryeqytet, ku Elvana duket super ne forme dhe me seksi se kurre. E
veshur me nje fustan tejet elegant, ku shfaqen me se miri linjat e
trupit te kengetares, Elvana jo vetem qe ka rene ne sy te te gjitheve,
por ka sfiduar gjithe koleget e modelet e pranishme ne kete event.
Vazhdo Elvana! Eshte koha jote!






0 comments:
Post a Comment