LG edhe zyrtarisht ka njoftuar se modeli i saj i ri i
telefonit në Android, Optimus L7 P700 do të jetë në dispozicion për
shitje në kontinentin e Evropës dhe Azisë.
L7 do të kushtojë rreth 300 euro, i zhbllokuar dhe pa ndonjë kontratë me operatorët mobil të vendeve të caktuara.
Optimus L7 është pjesë e linjës L të telefonave të prodhuesit të
njohur LG, dhe i njëjti mbështetet nga versioni i ri i Android, Android
4.0 Ice Cream Sandwich.
Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm
në prekje me 4.3 inç WVGA IPS, rrjetet HSDPA, NFC, GPS, Wi-Fi b/g/n,
DLNA, kamerën e pasme me 5MP, procesorin me 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie
të brendshme, si dhe mbështetje për mikro SD kartelë.






0 comments:
Post a Comment