Gjyste
Vulaj, kengetarja me paraqitjen me seksi ne skene, deshiron te linde
nje djale. Mbase kete deshire e ka shprehur edhe vjehrra e saj, dhe te
cilen deshire Gjystja thote se do t’ia plotesoj ne te ardhmen.
Gjeja me pozitive e vetes tende?
Sinqeriteti dhe thjeshtesia, kete ma vecojne te gjithe.
Historia juaj me e keqe e dashurise
Ca gjera duhet ti leme per vete, mbyllur ne arken e tinezive tona.
Per cfare nuk po mendon ne kete moment?
Gjithcka anesova ne harrese, jam kycur e tera ne interviste me ju (qesh).
Kur keni qare per here te fundit?
Mbreme, jam nje tip qe qaj shpesh.
Atehere na trego arsyen e qarjes?
Shikova nje film drame me nje teme dashurie dhe u emocionova shume dhe
ne realitet qava me shume se edhe kur me kishte vdekur gjyshi nga dajat.
Cfare do te kishit ndryshuar ne jeten tuaj?
Disa gjera po, por s’jam e sigurt, ndoshta do kisha preferuar qe te jem
me e guximshme, ne aspektin per tu bere pasqyre, moster disa njerezve
shpirtekeqinj qe per shyqyr takohem rralle me ta. Shpesh njerezve qe e
di se nuk duan dhe nuk me kuptojne nuk ju flas, nuk bej muhabet, nuk
lidhem me ta, sepse jemi si dy bota te ndryshme. Perfundimisht deshirat e
tilla te mbesin deshira te atyre rasteve, ndersa une te mbes kjo qe
jam.
A besoni se nje dite do te beheni kryetare e shtetit?
Nuk e shoh veten si kryetare te nje shteti, s’merrem me politike dhe per
kete fakt s’kam menduar kurre (qesh). Nuk pajtohem me politiken tone qe
po le popullin tim prapa, si te them, per fat te keq “ne shqiptaret
jemi e zeza e vetes” sic thote nje fjale popullore.
Mendoni se ne muzike ngrihet me shume ne kult qenia mashkull apo qenia femer sot?
Ne muzike s’ka korrupsion, “s’ka femer, mashkull”, ka vetem talent,
gjeni ne kete fushe i cili me aftesite e duhura, me cdo gje qe i perket
muzikes per t’u kompletuar, per t’u kurorezuar me profesionist. Dhe
vetem profesionistet jane ata qe admirohen dhe gezojne fjalen ‘Hallall
te qofte se na kenaqe ose te kendofte zemra.
Keto gjera e gezojne cdo kengetar/e pas shfaqjes, kuptohet ne
prezantimin live e jo nga nje paraqitje, imponim televiziv, sic thuhet:
“shou pa pare”. Populli dallon cdo gje, madje dhe cdo imtesi per te
vecuar te miren, kualitetin ne fushen e muzikes, por vecon edhe bukurin
fizike, ate qe krijon natyra.
Ne cilen pjese te trupit keni bere nderhyrje kirurgjike estetike?
Do t’ju tregoj atehere kur te nderhyj. Per ate se cfare s’me pelqen tek
vetja eshte vec fobia nga pamja e te ardhmes pleqeri, kur shikoj
fotografite e gjyshes sa e re, sa e bukur ishte dhe shikoj gjyshen sot
83 vjecare inatosem me kete ‘jete te rrejshme’.
Dhe i them gjyshes: ‘sot jam e re, por une s’do te plakem si ti, ajo pa
mbaruar une mire me thote: tu thafte goja, inshalla i mbush 100, pastaj i
them, ooo gjyshe: s’do te plakem si ti, une s’do te kem rrudha si ti’.
Gjyshja qeshet dhe thote rrudhave dhe vdekjes nuk ju shpeton dot. Pastaj
une i them qe sot ka mundesi te ndryshme qe i ka shpikur njeriu dhe me
nderhyrjen e nje kirurgu mund ta ndryshoj lekuren tende dhe te mos kesh
asnje rrudhe. Keshtu do bej une kur te me afrohen te 50-tat.
Cila eshte deshira juaj e ardhshme?
Kur t’ia lindi vjehrres nje nip, atehere s’do te kem me deshira, por do deshiroj te jetoj gjate dhe bukur me ato qe kam.
Burimi:






0 comments:
Post a Comment