Translate Web

3TGFX

Kardashian-Hilton në “harremin” e P. Diddy

Kardashian-Hilton në “harremin” e P. Diddy E konsideruar si një prej yjeve më origjinalë të spektakleve të bazuar në jetën reale, Kim Kardashian u përball me një konkurrencë të fortë në Kanë, në festën e realizuar në jahtin e këngëtarit P. Diddy

E ftuar gjithashtu në festë, ishte edhe personaliteti tjetër i famshëm televiziv, Paris Hilton, përkrah edhe shumë femrave të tjera të mirënjohura në botën e “show-bizz”.

Ndonëse në errësirën e natës ishte e paqartë nëse rruga e të dyjave u kryqëzua, secila nga dy “yjet” u pa e shoqëruar nga rrethet e tyre gjatë të gjithë mbrëmjes.

Në distancë, rivaliteti ishte i qartë nëpërmjet veshjeve, me Kardashian që shfaqi linja të admirueshme në një fustan elegant, pjesërisht transparent.



Nga ana e saj, Hilton iu shmang paraqitjeve të saj shpesh skandaloze, duke zgjedhur një fustan klasik dhe elegant ngjyrë vishnje.





Midis të ftuarave të tjera të bujshme të mbrëmjes ishte modelja dhe aktorja britanike, Kelly Brook si dhe protagonistja e serialit “Lost”, Michelle Rodriguez.





Përkrah tyre, në festën që zgjati deri në orën katër të mëngjesit, edhe motra e Paris, Nicky Hilton, aktorja Tara Reid dhe Adrian Brody.




0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons