Përvec anës profesionale, gazetarët dhe
reporterët janë kujdesur të mbulojnë edhe anën “scoop” gjatë punimeve të
G8-ës në Shtetet e Bashkuara.
Në imazhet që vijnë nga ky
samit, shihen liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës,
ashtu si nuk i kemi parë ndonjëherë. Veshje plot ngjyrë, stil pranveror
dhe buzëqeshje para e pas nisjes së bisedimeve për cështjet serioze, sic
është ajo e krizës financiare, vecanërisht brenda 17 vendeve të
Eurozonës.
Mes imazheve ku udhëheqësit e
vendeve më të fuqishme në botë shfaqen lirshëm, njëra po bën xhiron në
internet; ajo që është shkëputur nga përqafimi “miqësor” i presidentit
Obama me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Një “moskoordinim” i tyre, për pak sa nuk përfundoi në një puthje në buzë, që vetëm miqësore s’do mund të quhej më pas…







0 comments:
Post a Comment