Translate Web

3TGFX

Top Channel, 300 mijë fansa në Facebook

 
Kanë arritur në 300 mijë numri i ndjekësve së faqes së Top Channel në Facebook,  një rekord ky për sa i përket faqeve të televizioneve dhe mediave të tjera në përgjithësi në Shqipëri.

Ndjekësit mbërrijnë kryesisht nga tre vendet: Shqipëria me 114.271 ndjekës, Kosova me 35.074 dhe Italia me 23.243 persona.

Faqja Facebook e Top Channel mban të informuar personat që e ndjekin atë, duke postuar në rrjetin social lajmet më të rëndësishme të ditës.

Duke klikuar ne ikonën “pëlqej” të kësaj faqeje, një përdorues nuk ka nevojë të kontrollojë disa herë në ditë web site-n e Top Channel për informacione, por nëpërmjet postimeve në Facebook, atij do t'i dalin automatikisht në profilin personal lajmet më të rëndësishme.

Faqja e Top Channel në Facebook është hapur në shtator të vitit 2009. Çdo ditë e vizitojnë nga 200-300 përdorues të rinj, të cilët ndahen në 40 përqind femra dhe 60 përqind meshkuj.

Sa i përket faqes se internetit të Top Channel, ajo numëron 3-4 milionë vizita në muaj me një mesatare prej mbi 110 mijë personash në ditë.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons