Nga këngët e vjedhura, deri te vlerësimi me një votë.
Wikipedia është portali më i rëndëishëm në internet, ku mund të gjesh
biografi të emrave të famshëm nga e gjithë bota dhe të kesh një hapësirë
aty, nuk është gjë e vogël. Edhe Zajmina e ka fituar një vend në këtë
portal, por po ta lexosh biografinë e saj artistike aty, mbetesh pa
fjalë. Për më shumë, lexoni më poshtë çfarë thotë ky sajt: “Zajmina
Vasjari ka lindur në Durrës më 17 qershor 1987. Orgjina nga babai nga
(Tepelenë, fshati Vasjar) mamaja (sarandjote).
Ka një motër të quajtur Beliola Vasjari, një vit më të madhe. Zajmina
në moshën 14 vjeçe merr pjesë në envenimentin ”Miss Shqipëria 2002”, që
u zhvillua në datën 17 qershor në Apolloni të Fierit, ku është
kurorëzuar si ‘Miss Shipëria”, ditën kur kishte ditëlindjen e saj dhe
mbushte 15 vjeç.
Që nga ajo datë jeta e saj ndryshoi përfundimisht, duke kaluar nga
një vajzë e thjeshtë në një ikonë bukurie. Atë vit bëhet pjesë e
kopertinës së revistës “Klan” të po atij muaji. Fillimisht Zajmina bëhet
pjesë e kalendarit të parë në Shqipëri me 4 fotografi dhe më pas, si
prezantuese në ”Netët e Klipit Shqiptar 2003”, ku del me këngën e saj të
parë ”Love story”, në duet me Rudin. Bëhet pjesë e kopertinës së
revistës ”Trendy” dhe ”Spektër”.
Më vonë bëhet imazhi i kompanisë ”Vajra bimorë Fiol”, bashkëngjitur
me dy spote publicitare. Zajmina punon dhe si modele në disa show mode.
Por ajo e lë me kaq, pasi ato s’janë shumë fitimprurëse. Zajmina merr
pjesë dhe në edicionin e parë të ”Top Fest 1 – 2003” me këngën ”Ku je”,
ku del e votuar me 1 votë. Në vitin 2005, ajo e nis karrierën e saj si
këngëtare duke nxjerrë vidioklipin e saj të parë në duet me Kastro
Zizon, që titullohet ”Bonito”, duke konkurruar te ”Netët e Klipit
Shqiptar” ku s’fiton asnjë çmim.
Po atë vit nxjerr në treg albumin e saj të parë, që quhet ”S’ma
ndjen” që përmban 8 këngë. Në vitin 2005 nxjerr një tjetër videoklip
”S’të dua”. Vijon me pjesëmarrjen te ”Mikrofoni i artë” me këngën ”Sonte
më prit” me muzikë të vjedhur nga këngëtarja rumune, Andreea Banica, të
titulluar ”Indragostiti” dhe tekst të motrës së saj Beliola, ku dhe
atje del pa asnjë çmim. Pjesëmarrjet e tjera vazhdojnë në edicionin e 3
të ”Top Fest 2006”, ku konkurron me këngën ”Mos thuaj jo” dhe del e
pakualifikuar në finale”,- kështu shkruhet në faqen e njohur Wikipedia
në lidhje me biografinë e këngëtares së njohur Zajmina Vasjari, në
karrierën e së cilës numërohen jo suskeset, por dështimet, edhe pse
insistimi i këngëtares për të arritur suksesin nuk ka munguar. Ja si
vijon Wikipedia: “Në vitin 2007 ajo del prapë me një tjetër bashkëpunim
me Kastro Zizon me këngën “Chupa Chupa”, një këngë e vjedhur nga ‘’El
Medico ‘’(Chupa Chupa 2006), për të cilën realizojnë një tjetër
videoklip. Në vitin 2008 bëhet imazh kopertine te revista ‘’Kosovarja ‘’
dhe vjen në një duet me Ratin me këngën “Zarfe trëndafilash”, një
videoklip i vjedhur nga këngëtarët rumunë (Adrian Minune dhe Simona
Sensual Titulli ‘’Trandafirul De La Tine’’ 2007).
Në vitin 2009 ajo vjen me një look të ri prej bruneje dhe nxjerr dy
këngë me vidioklipe “Një më pak e një më shumë” & “Facebook”. Nga
viti 2002 deri në 2009, ajo s’ka qenë e sukseshme me asnjë këngë në
tregun muzikor. Dhe për këtë arsye, fajin e ka zëri i saj që është i
pamjafteshëm, gjë të cilën ajo e pranon edhe vetë, por e ka pasion të
këndojë.






0 comments:
Post a Comment