Translate Web

3TGFX

23 Vjeçari Kryen Vetëvrasje, Babai: “Facebook E Izoloi Nga Familja”

Nuk ka asnjë dyshim për prindërit e të riut 23 vjeçar nga Crevalcore, Bolonjë, i cili kreu vetëvrasje, për të harruar zhgënjimin e një dashurie: “Facebook ka marrë përgjithmonë djalin tonë”.
Djali kishte shkuar për drekë si çdo ditë te gjyshja, por pasi kishte ngrënë ai ishte hedhur nga dritarja e banjës në katin e shtatë. Në një intervistë me shtypin vendas, prindërit e djalit kanë shprehur pikëllimin e tyre, duke denoncuar izolimin në rritje të rinjve nga familja që ata ia atribuojnë keqpërdorimit të internetit.
“Në vuajtjen e madhe që po jetojmë – thonë prindërit – ne duam të theksojmë se si rrjetet sociale kanë marrë tani vendin e familjes. Veçanërisht ato me natyrë të mbyllur si ishte djali ynë. Ai asnjëherë nuk ka shprehur hapur shqetësime psikologjike. Mesazhet me miqtë në Facebook dhe shpërthimet e dashurisë së ndërprerë morën vendin e atyre diskutimeve të shëndosha me prindërit. Te të rinjtë gjithnjë e më shumë shihet një rënie e marrëdhënieve njerëzore. Dhe çdo ndjenjë që jetohet, çdo humor, buzëqeshje, lot, shpresa, ambicie janë të dhëna që tani ushqejnë popullin e Facebook, ku shumë prej tyre mund të jenë indiferentë. Djali ynë kishte çdo gjë që mund të ketë një djalë i ri i moshës së tij. Atij nuk i mungonte asgjë. Ndoshta me gjestin që ai bëri, tregoi se nuk kishte qetësi të brendshme”.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons