Irritimi i shqiptarëve duket se ka nisur të japë frytet e tij. Në orën 15:00, një qytetar i ka vënë flakën flamurit të Maqedonisë para godinës së komunës së Strugës. Ndërsa flamuri digjej, ai thërriste; ‘Nëse vazhdoni kështu, ka për t’ju ndodhur edhe më keq.
Pas aktit, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke e ndaluar 47 vjeçarin. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, autori i veprës është Minir Ismaili, nga fshati Shum i Strugës.
Sipas të dhënave, Ismaili është marrë në pyetje rreth djegies së flamurit, por dëshmitarët njoftojnë se ai ka qenë e dehur gjatë këtij akti, dhe ka dashur të shprehë mllefin ndaj ofendimeve të tifozëve dhe hendbollistë maqedonas, gjatë ndeshjeve të evropianit që zhvillohet në Serbi. 47 vjeçari e kishte sjellë me vete flamurin, për ta ndezur atë përpara godinës së Komunës.







0 comments:
Post a Comment