Translate Web

3TGFX

Alarm fals! Facebook & Twitter s’u leverdis te jene “offline”

Po mbanin frymën një pjesë e konsiderueshme e dashamirësve të internetit në Shqipëri e mbarë botën! Me siguri ishin përgatitur, për të përballuar një ditë shumë të pazakontë, pa Facebook, Twitter, Google +, apo edhe Yahoo, “mjete konsumi” që janë bërë tashmë pjesë e pandashme, jo vetëm në jetën e të rinjve, por pse jo edhe më të moshuarve. Miërpo lajmi i trumbetuar për mbylljen e tyre për 24 orë, në shenjë proteste kundër ligjit SOPA-s në SHBA, ka rezultuar krejtësisht fals, gjë që e tregon vetë fakti se këto rrjete shoqërore, tepër të frekuentuara edhe në vendin tonë, vazhdojnë të jenë “online”. 
Shqetësimi dhe efekti
E gjithë tymnaja e krijuar në fundjavën e kaluar duket se u lëshuar thjesht për të alarmuar pikërisht ata të fiksuarit pas Facebookut, Twitterit e Yahoos. Faktikisht kishte nga ata që nuk e besonin se mund të ndodhte diçka e tillë, teksa nga ana tjetër ata që e besonin kishin filluar të shprehnin shqetësimin sesi do të “riprogramonin” ditën e tyre pa këto mjete, që janë shndërruar edhe në një lloj kalimi të kohës. Kjo, sidomos nën detyrimin për të qëndruar në ambiente të mbyllura si pasojë e temperaturave të ulëta të kësaj periudhe. Mirëpo, për fatin e mirë të atyre që nuk bëjnë dot pa faqet dhe rrjetet e famshme shoqërore, asgjë nuk gjeti konfirmim zyrtare. Fundja vetë faktet tregojnë se ato janë ende online. Faktikisht, mbyllja e tyre qoftë edhe për një ditë, do të kishte qenë një hap historik dhe një problem jo i vogël, duke pasur parasysh edhe se janë ndër faqet më të vizituara në botë. Ndërkohë që gjithsesi duket se thjesht zëri i përhapur për grevë u ka bërë të ndërrojnë mendim politikanëve amerikanë, që duhet të kishin diskutuar pikërisht sot ligjin kundër piraterisë online në Kongres, por e kanë shtyrë. Ja që të paktën një efekt e ka dhënë zhurma e krijuar për ditën pa Facebok e Twitter.
Sa do humbnin
Askujt nuk do t’i leverdiste mbyllja e këtyre rrjeteve e faqeve! As vetw atyre. A e imagjinoni dot sa do të humbisnin gjigantët e “web”-it, nëse do të kishin marrë vendimin e bujshëm? Duke u bazuar në të ardhurat e vitit të kaluar, “Thenextweb.com” ka llogaritur se sa do të ishin humbjet përafërisht për kollosët e internetit. Kështy, Facebook jo vetëm do të duhet të hiqte dorë nga 11.7 milionë dollarë (4.7 miliard janë të ardhurat në muaj), por do të ishte përballur edhe me irritimin e miliarda përdoruesve në mbarë rruzullin. Humbje më të vogla parashikoheshin për Twitter që faturon gati 140 milionë në vit dhe për një ditë do të kishte humbur nga 20 mijë deri në 400 mijë dollarë. Ndërsa Google do të humbte rreth 100 milionë dollarë vetëm nga reklamat për një ditë, duke parë që në një muaj ka të ardhura prej 3 miliard dollarësh. Përsa i takon Yahoo, që ofron edhe shërbimin e “e-mail”-it, do të pësonte një zvogëlim të të ardhurave prej 11.8 milionë dollarësh. Për të mos folur më pas për faqe të tjera më të vogla në emër, si Ebay, apo Amazon, për të cilat llogariteshin humbje respektivisht prej 28 milionë e 82 milionë dollarësh.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons