SHBA, 23 janar 2012, Anonymus, grupi më i rrezikshëm i hakerave në botë, po përgatit një sulm ndaj rrjetit të njohur social Facebook. Grupi i njohur për sulmet ndaj kompanive të mëdha, deri edhe faqet të Qeverisë Amerikane, me anë të një mesazhi video në Youtube deklaron se shënjestra e radhës është kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg.
“Përshëndetje popull i botës. Jemi Anonymous. Mes nesh, njerëzve dhe Qeverisë së SHBA ka nisur lufta. Nëse SOPA dhe PIPA (ligjet për të drejtat e autorit) nuk pezullohen nuk garantohen të drejtat e internetit. Nëse jini të gjendje bashkohuni me protestën tonë. Objektivi ynë i parë është Facebook. Është e vërtetë që ka rreth 60 mijë server, por nëse bashkohemi mund ta mundimin”, thuhet në mesazhin e Anonymus.
Data e përcaktuar është 28 janar. Megjithatë ende nuk dihet nëse hakerët e njohur do e mbajnë “fjalën”.
“Kemi bllokuar faqen e CBS, Warnet Bros, BFI. Facebook është objektivi ynë i radhës”, thuhet në mesazhin e Anonymus.







0 comments:
Post a Comment