Translate Web

3TGFX

Facebook: Të shpëtojmë Megavideo prokuroria e mbyll përfundimisht

 “Të shpëtojmë Megavideo”, ka qenë pikërisht ky emërtimi i një grupi që është shfaqur kohët e fundit në rrjetin social të Facebook.

Janë të shumta sitet që kanë dalë në mbrojte të Megaupload dhe Megavideo, që janë dy hoste tepër të njohura për video, ku ndër to ka qenë dhe Facebook.

E megjithatë dhe pse kontestimet kanë qenë të shumta sërish lajmi tashmë është zyrtar: Megaupload dhe Megavideo janë mbyllur.

Dy sitet e famshme të dokumenteve të tipit video janë mbyllur përfundimisht nga prokurorët federal në Virginia (SHBA).

Akuza ka shkuar në drejtim të menaxhimit dhe pronarit, e cila ka të bëjë me pirateri dhe dhunim të të drejte autori.

Nuk kanë munguar as kritikat q kanë ardhur në drejtim të Facebook në lidhje me faktin që u dolën në mbrojtje.

Megjithatë pyetjet sërish janë të shumta: “Përse këto masa merren vetëm tani? Përse nuk është mbyllur më parë dhe mbi të gjitha pse vetëm Megaupload?”.

Në këtë ngjarje janë arrestuar 6 persona mes të cilëve Kim Schmitz, që është dhe pronari i Megaupload.

Akuza flet për 500 milionë dollarë dëme në drejtim të personave që i është dhunuar e drejta e autorit dhe kjo kundrejt një fitimi prej 150 milionësh.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons