Lidhur me propozimin e bërë pardje nga Kryeministri për hartimin e një projektligji kundër medias rozë, me synim ruajtjen e jetës private të personazheve publike, ka reaguar kengetarja Bleona Qerreti.
Ajo është një ndër femrat më të lakuara në faqet rozën dhe megjithëse me një eksperiencë të gjatë jete në Amerikë ku sigurisht ka parë se ç′bëjnë gazetarët rozë për personazhet e shoë biz-it, Bleona i del në krah kryeministrit në këtë nismë, duke përmendur edhe një emër mes rreshtave.
Në një prononcim për Gazeta Shqiptare, Bleona Qerreti pohon se Arian Çani, është emri i një prej gazetarëve, që sipas Bleonës abuzon më së shumti me pushtetin që i ka dhënë media.
“Unë mendoj që kryeministri Berisha ka shumë të drejtë! Ai është një njeri me një vizion të pakrahasueshëm me asnjë tjetër. Unë kam qenë gjithmonë e dashuruar me të që kur kam qenë fëmijë e këndoja në koncertet e ′96. Kjo dashuri midis meje dhe kryeministrit sa vjen dhe bëhet më e fortë e solidarizohet më shumë në çdo fjalim apo mbledhje qeverie, takim ose koncert. I adore and I love Sali Berisha!”, është shprehur këngëtarja që jeton në SHBA.







0 comments:
Post a Comment