Translate Web

3TGFX

Familja Më E Madhe Në Amerikë Ka 19 Fëmijë

Familja me më së shumti anëtarë në SHBA u shtua edhe më, pasi Kelly Bates nga Tennessee lindi fëmijën e 19-të. Anëtari më i ri i familjes Bates është vogëlushi Jeb Colton, ndërsa nëna Kelly (45 vjeçare) thotë se emri i tij do të thotë “mik i Zotit”.“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur. Po ashtu falënderojmë familjen dhe miqtë për të gjitha lutjet e tyre dhe mbështetjen që na kanë dhënë”, shkroi Kelly në blogun familjar.Batesat janë në garë për familjen me më shumë anëtarë në Amerikë me një tjetër familje – atë Duggars, të cilët po ashtu kanë nëntëmbëdhjetë fëmijë.Emrat e të gjithë Bateave janë: Zach, Michaella, Erin, Lawson, Nathan, Alyssa, Tori, Trace, Carlin, Josie, Katie, Jackson, Warden, Isaiah, Addallee, Ellie, Callie, Judson dhe Jeb. Më i vjetri është Zach i cili është 22 vjeçar, ndërsa më i riu është Jeb, i cili lindi para dy ditësh.Shtëpia e familjes Bates ka pesë lavatriçe dhe tri tharëse rrobash, ndërsa posedojnë dy furgonë në rast se vendosin të udhëtojnë bashkë.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons