Paola Kondakçi ka pasur polemika e fyerje me te dashuren e ish-bashkeshortit dhe me fansat e tij“Akoma s’e besoj” ishte kënga që i dha Devis Xherahut një sukses të jashtëzakonshëm me rikthimin e tij në Shqipëri, dhe për ironi të fatit muzika ishte shkruar nga ish-bashkëshortja e tij, Paola Kondakçi. Kur ajo e shkroi baladën, me vargje të Jorgo Papingjit për ndarjen, ata ishin bashkë, por problemet në çift kishin filluar më herët. Dhe për të marrë një vendim të tillë ndarjeje ndoshta ishte pak më e vështirë për faktin se ata kishin 20 vite bashkë. Me realizimin e klipit të kësaj kënge, Devisi i cili e pohoi që në konkurrimin e “Kënga Magjike”, se i kishte dhënë fund martesës në Athinë me pianisten Paola, ai nuk ngurroi që ta bënte deri diku fakt të pamohueshëm lidhjen e përfolur me Miss Shqipëria 2009, Ertemiona Mejdani nga Korça. Ata interpretuan të dy në klip duke shkëmbyer puthje dhe intimitet. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Devisi deklaroi për herë të parë miqësinë speciale për Ertemionën, ndërkohë që të shtunën në një nga revistat e përjavshme, ata kanë pohuar për herë të parë se janë bashkë në një lidhje pasiononte dashurie”. Shfaqja e tyre në kopertinën e kësaj reviste duke pozuar në krah të njëritjetrit ka shkaktuar debate në facebook mes fansave të tyre, ish-bashkëshortes Paola, dhe të dashurës aktuale të këngëtarit, Ertemiona.
Debatet kanë degjeneruar me fyerje, e komente nga më të ndryshmet, ku i vetmi që nuk është përzier në konflikt ka qenë vetë Devisi. Mesa duket ish-bashkëshortja është acaruar që nga skenat erotiko-romantike që ka parë në realizimin në klip të këngës së shkruar nga ajo vetë. Pas komenteve të ndryshme ku fansat janë ndarë në dy grupe dhe shajnë me fjalë ofenduese çiftin, përveç Paolës ka ndërhyrë Ertemiona.”Nuk e keni idenë sa jam argëtuar teksa lexoja komentet tuaja”, shkruan ajo. Më vjen mirë që e gjithë kjo histori ju paska lënë pa gjumë, sëmurur apo ju ka bërë të villni vrer. “Vajza ju falënderoj për këshillën, por e njoh mirë Devisin kështu që mos “na qani hallin “. Ndërkohë që nuk ka hezituar të bëhet pjesë e këtij debati virtual vetë ish-bashkëshortja e Devisit, Paola e cila shprehet pothuajse e shokuar. “Nuk kam qenë në dijeni të këtyre intrigave”, shkruan ajo. “Ish burri im e di me kë ka qenë i martuar 20 vjet, prandaj dhe unë zgjata 20 vjet, për hir të karakterit tim dhe vetëmohimit tim që ai të kishte mundësi të arrinte këtu ku arriti për hir të dashurisë që kam pasur për të dhe verbërisë totale ndaj dashurisë. Por kur këto janë vetëm të njëanshme martesa është e destinuar të përfundojë. Besoj se sado i etur për karrierë të ketë qenë di të dallojë të bardhën nga e zeza. Edhe nesh komentoj, nuk e bëj për ta rifituar sepse në asnjë mënyrë, unë nuk futem në çifte të vjetra ose të reja, thjesht për t’i rikujtuar atij premtimet e shkelura dhe për mungesën e respektit ndaj ish-gruas së vetë mohuar që i dha dhe suksesin e radhës në ndarje. Unë nuk gënjej as nuk shpif, e as thur intriga. Sa për Ertemionën koha do e tregoje “dashurinë e pavdekshme”. Nuk kam asnjë gjë kundër saj dhe ajo e di shumë mirë pasi jemi sqaruar personalisht. Komentet e mia i takojnë vetëm një njeriu që është Devisi. I uroj çiftit jetë të lumtur edhe pse kujtoj pasditen buzë detit në Athinë dhe premtimet që më dha, dhe ai e di shumë mirë që i kam uruar jetë të lumtur personalisht. Më tej ajo vazhdon se, “nuk e di se çfarë është luajtur pas kuintave por tashmë mësova intrigat, shpifjet dhe gënjeshtrat që bëhen në kulmin e karrierës të ish-burrit tim. Etja për pushtet dhe karrierë në Shqipëri qenkan sëmundje ngjitëse”, shkruan ajo. Ndërkohë duke folur për këngën, Paola një njëfarë mënyre flet hapur për tradhtinë dy-vjecare të Devisit ndaj saj, po aq vite sa dhe Devisi u pa të udhëtonte shumë shpesh drejt Tiranës. Kënga “Akoma s’e besoj” do të vazhdojë të ripërdoret nga këngëtari, meqënëse kompozimi i kësaj kënge është bërë nga unë-ish gruaja e Devis Xherahut dhe vargjet e të madhit, Jorgo Papingji. Gjithashtu dhe tingujt e pianos që dëgjohen në orkestrim janë prodhuar nga gishtërinjtë e mi. Ndërsa klipi u realizua me “dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in. Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t’i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara. Dashuria ime me Devisin ka qenë një dashuri e verbër, e pastër dhe pa intriga, por e njëanshme me çfarë po kuptoj së fundmi, pra një “martesë e destinuar të përfundonte”. Ajo vendos të shprehet hapur në facebook duke e përfunduar rrëfimin e saj dhe me pak ironi ndëesa thotë se, “tashmë secili ka jetën e vet pas divorcit, kështu që lërini rehat të shijojnë dashurinë e tyre në të gjitha përmasat e saj. Dikush zgjedh djaj, dikush zgjedh engjëj, varet se sa hapur i ke sytë në momentin kur bie në dashuri.
Marr nga Ikub.al






0 comments:
Post a Comment