Translate Web

3TGFX

Në 2015 mendohet të jenë rreth 1 miliard përdorues të smartphone-ëve

Statistikat e fundit të paraqitura nga grupi hulumtues, Forrester, parashikojnë që në vitin 2016 do të jenë 1 miliard përdorues të smartphone-ëve, ku vetëm në Shtetet e Bashkuara pritet të jenë 257 milionë smartphone dhe 126 milionë tabletë.
Nga këto pajisje të shpërndara në mbarë botën, Apple, Google dhe Microsoft pritet që të kenë diku rreth 90% të tregut me platformat e tyre. Përdoruesit e bizneseve do të jenë të zhytur thellësisht në këta numra, ku pritet që të jenë rreth 350 milionë punëtorë që përdorin smartphone.
Pjesa më e madhe e këtyre nuk do të jenë smartphone të ndërmarrjes, por rreth 200 milionë punëtorë do t’i sjellin smartphone-ët e tyre në punë. Tabletët nuk largohen nga tregu, ku rreth 70% e tyre pritet të përdoren në punë.
Ky trend i celularëve pritet të rezultojë në një treg të celularëve me shpenzime rreth 1.3 trilionë dollarë dhe një treg të aplikacioneve me vlerë prej 55 miliardë dollarëve, thotë grupi.
Për t’i përpiluar këta numra, 61 ndërmarrja e të ndryshme, të mëdha dhe të vogla, duke përfshirë AT&T, Citrix, Microsoft, RIM, Salesforce, Skype, Sugarsync, Dropbox, Apperian dhe të tjera ishin intervistuar.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons