Translate Web

3TGFX

Steve Jobs spiunohej nga FBI, del dosieri

 FBI hetonte mbi një të ri që quhej Steve Jobs dhe që kishte themeluar kompaninë Apple por që më pas e kishte lënë, pas një detyre të administratës së babait të George Bush.

Lajmi doli në qarkullim, pasi vetë FBI publikoi një dosier rreth 200 faqe , me kërkesën e Wall Street Journal, dhe mes detajeve rezultoi se, “individë të shumtë kanë vënë në dyshim ndershmërinë e Jobs, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një person që mund të shkatërrojë të vërtetën vetëm për të arritur objektivat e tij”.

 Më tej lexohet se Jobs në atë kohë kishte lënë Apple dhe ishte në krye të shoqërisë “NeXT”, dhe në 1985 ishte kërcënuar pikërisht për Apple.

Për të vendosur për ti besuar detyrën në Shtëpinë e Bardhë, agjentët federal intervistuan dhjetëra miq, fqinj e familjarë të themeluesit të Apple, i cili vdiq më 5 tetor të vitit 2011, ndërsa më tej thelluan hetimet për përdorimin e drogave të rënda madje hetuan edhe në faktin se ai kishte një vajzë të cilën e kishte injoruar prej vitesh.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons