TIRANË- AMC mban premtimin! Kështu e konsideron hedhjen në treg të tabletit kompjuter AMC | Z9, pajisjes më të re teknologjike të AMC që ndjek prirjet e sotme botërore, zoti Armand Shkëmbi, përgjegjës për teknologjitë e reja në dyqanet AMC. Platforma 3G nga AMC është konkretizuar me disa produkte, si smartphone AMC | Z1, largimi optimal nga telefonat e zakonshëm dhe i famshmi iPhone 4S, për të cilin Apple Inc i ka dhënë kësaj kompanie ekskluzivitetin e shpërndarjes në Shqipëri. Ndërsa tableti kompjuter AMC | Z9 është krejt ndryshe. “Sollëm produktet e para 3G dhe premtuam të tjera. Tani abonentëve tanë u paraqesim tabletin kompjuter AMC | Z9. Është një aparaturë 3G e mirëpajisur falë të cilës shijohen plotësisht të mirat e internetit të shpejtë në celular”, thotë zoti Shkëmbi. Për më tepër, tableti kompjuter vjen me çmime të leverdishme bashkë me planet tarifore përkatëse, si dhe me oferta për abonentët e rinj apo ekzistues të AMC, me parapagesë dhe me kontratë.
AKSES I PËRMIRËSUAR 3G
Çfarë është ky tablet kompjuter? AMC | Z9, ashtu si shumë tabletë, është më i vogël dhe më i lehtë se laptopi dhe më i madh se smartphone. Përdoret me shumë lehtësi. Mund të futet në xhepat e mëdhenj dhe mund të transportohet me shumë lehtësi, për shkak të peshës së vogël, vetëm 389 g.







0 comments:
Post a Comment