Big Brother rikthehet ne ekranin e Top Channel nga e shtuna mbrema.
Mosha e nje pjese te konkurenteve kete vit do te jete me e madhe. Si do te jene marredheniet mes tyre? Do te lidhen miqesi, dashuri? Do te krijohen armiqesi? A do te kete nje lider brenda shtepise? Cili do te jete me i forti?
Prezantuese e mbremjes se spektaklit: Arbana Osmani. Cdo te shtune me surpriza, kandidime dhe eliminime.
Nga e hena ne te shtune ne çdo pasdite permbledhjet ditore me ngjarjet me te rendesishme te dites.
Dy jave pas nates se pare rikthehet Fan Club, ku me te ftuar te eleminiuarit, por edhe familjare e gazetare do te diskutohet gjithçka rreth lojes. Prezantuese e Fan Club: Albana Osmani.
Per ata qe duan te ndjekin aventurat e konkurenteve pa humbur as edhe nje minute, ne Digitalb do te mund te ndiqet gjithçka live 24 ore ne 24 nepermjet kanaleve Big Brother 1 dhe 2, pas javes se pare te spektaklit nepermjet abonimit Gold.
Gjithçka eshte gati, mbetet vetem te ndiqet. Big Brother nga e shtuna nis te vezhgoje!







0 comments:
Post a Comment