Translate Web

3TGFX

Tropojë, rritet rreziku nga orteqet

Nuk janë vetëm reshjet e dëborës ato që kanë shkaktuar dëme në zonat rurale, por edhe furia e orteqeve.
Situata më e rënduar është në zonën e Grykës së Valbonës, në rrethin e Tropojës. Kryetari i Komunës së Margegajt, Rexh Biberaj, thotë se situata është drejt përkeqësimit, ndërsa trashësia e dëborës arrin në mbi 2,5 metra.
Në këtë situatë, shqetësimi kryesor janë orteqet po bien thuajse njëri pas tjetrit.
“Orteqet në fshatin e Dragobisë kanë marrë me vete 40 krerë të imta, si dhe kanë dëmtuar krejtësisht linjën elektrike, duke lënë gjithë fshatin pa energji elektrike”, thotë Biberaj, transmeton “BalkanWeb”.
“Shtatë familje tashmë janë larguar nga banesat e tyre, duke lënë edhe bagëtinë. Ata janë strehuar te të afërmit e tyre, deri në përmirësimin e situatës”, shton Biberai, sipas të cilit shqetësim për banorët është dhe mbarimi i rezervave të barnave dhe ushqimeve.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons