Translate Web

3TGFX

Ushtria shqiptare në gjendje gatishmërie

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, gjeneral Xhemal Gjunkshi, pas mbledhjes me kryeministrin Berisha që u organizua në zyrat e qarkut në Kukës, deklaroi vënien në gatishmëri të të gjitha reparteve dhe infrastrukturës së ushtrisë për operacionet e ndihmës dhe shpëtimit.
“Aktualisht forcat e armatosura po operojnë në qarkun e Kukësit, Dibrës, Korçës dhe të Shkodrës. Unë gjendem në Kukës dhe gjendja nuk është shumë alarmante. Ushtria do të jetë në gatishmëri për çdo lloj situate deri në hapjen e akseve rrugore”, ka thënë Gjunkshi për Top-Channel.
Ai ka theksuar se për momentin po ndërhyhet vetëm nga toka sepse është i pamundur fluturimi për shkak të kushteve të vështira.
“Po operohet vetëm nga toka. Të gjitha kërkesat që vijnë në komitetin e emergjencës ne i vlerësojmë dhe caktojmë sasinë e mjeteve që janë të nevojshme për t’i dërguar në zonat që kanë nevojë”, ka shtuar Gjunkshi.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons