TIRANË- Ata përbëjnë një nga çiftet më të bukura të
showbiz-it shqiptar. Gjithmonë të lakuar për ngjarje të jetës private
dhe profesionale, Ami dhe Ermali do t’u bashkëngjiten sot faqeve të
“Bluetooth” me një lajm shumë special nga jeta e tyre. Që pas martesës
dy vite më parë, pyetja që nuk mungonte në asnjë intervistë të çiftit, i
cili aktualisht është i angazhuar me drejtimin e spektaklit “Dancing
with the stars” ishte ajo se kur do të bëheshin prindër, dhe përgjigja e
tyre ishte: Së shpejti. Por së fundmi, në një intervistë të dhënë për
“Gazeta Shqiptare”, Ermal Mamaqi, aktori i dashur i humorit shprehu
dëshirën e tij të madhe, që 2012-ta t’i kthente në prindër dhe siç duket
kështu do të ndodhë...
Për të gjithë fansat e çiftit kemi një
sihariq të mirë. Ami është shtatzënë, por ky lajm ende nuk është
përhapur mes miqve, sepse prezantuesja sapo ka hyrë në muajin e dytë të
barrës dhe si supersticioze që është ngurron të tregojë rreth këtij
gëzimi. Gjithsesi, ne të “Bluetooth”, që nuk lëmë gjë të na shpëtojë,
kemi zbuluar se pas kontrollit mjekësor në një prej klinikave më të
njohura private në Tiranë, Ermali i gëzuar nga lajmi i mirë që mori,
lajmi që do të bëhet baba, ka shkuar në një pastiçeri për të blerë
ëmbëlsira për gjithë stafin e klinikës...Urojmë që çifti simpatik të mos
na marrë inat pas zbulimit të këtij lajmi, pasi ne s’e mbanim dot për
vete, ndërkohë që i urojmë Amit një shtatzëni sa më të lehtë..






0 comments:
Post a Comment