Translate Web

3TGFX

BB5, Gerta: Flija me Liamin për të acaruar Arbrin

BB5, Gerta: Flija me Liamin për të acaruar ArbrinTIRANE - Gerta Matohiti, një nga banoret e cila i rezistoi gjatë skualifikimit në “Big Brother”, ka rinisur jetën e saj jashtë mureve të shtëpisë. Por ka ende për të folur për marrëdhëniet e vendosura brenda, siç është përshembull marrëdhënia me Liamin, Arbrin si dhe për të sqaruar njëherë e mirë thashethemet që u bënë për të gjatë kohës që ajo konkurronte në “Big Brother”.
Si të duket tani që të gjithë të njohin?
Ndihem mirë, sepse më njohin dhe më vlerësojnë për atë që kam dhënë në “Big Brother 5”.
Si ishte rrugëtimi yt në këtë eksperience. Çfarë emri do t’i vije?
Ishte një eksperiencë vërtet shumë e bukur. Më mësoi si të përshtatem me njerëz të cilët në jetën reale ndoshta nuk do t’i kisha takuar.
A ka diçka që mendon se nuk e bëre siç duhej, diçka që të ka mbetur peng?
Atje brenda kam bërë çfarë kam dashur. Qëllimi im ishte të argëtohesha dhe gjithashtu doja që publiku të kënaqej me lojën time. Doja të shfaqja energji pozitive dhe jam e lumtur që ia kam arritur.
Ndërkohë, je përfolur në media për shumë gjëra, që edhe ti duhet t’i kesh marrë vesh tashmë. Sa të kanë shqetësuar?
Çdo gjë fallco për momentin më ka shqetësuar si mua dhe familjarët e mi, megjithatë shumë gjëra janë sqaruar.
Është e vërtetë lidhja jote me një burrë 40-vjeçar? Ervini i “BB4”, që ka dalë në intervista si një i njohuri yt e ka pohuar këtë. Madje ka thënë edhe që ai është supermilioner?
Në Shqipëri nuk ka supermilionerë dhe që këtu duket qartë që bëhet fjalë për shpifje. Ervini duhet të përballet me trillimet që bën dhe ky moment ka për të ardhur shumë shpejt.
Cili ishte synimi yt në këtë garë?
Qëllimi i lojës sime ishte të fitoja çmimin, por edhe ta kujtoja si një ndër eksperiencat më të bukura.
Kë shikon si fitues potencial?
Si fitues shoh Liamin dhe dua që ai ta fitojë këtë edicion të “Big Brother”. Sa për femrat mendoj se asnjëra as tjetra nuk kanë bërë lojë të mira e për këtë arsye nuk i shoh si fituese të një formati të tillë.
Pse fjete me Liamin?
Fjeta me Liamnin për të acaruar Arbrin. Liamin e kisha shok të mirë loje dhe uroj të jetë një mik i mirë edhe jashtë shtëpisë.
Ç’mendim ke për çiftin e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Janë çift simpatik, por nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri dhe mendoj se Ermali nuk e respekton sa duhet Françeskën.
Po fotot erotike të Gentes i ke parë? Ç’mendon per to?
Unë e kam nominuar Gentën pa e ditur se çfarë ndodhte jashtë. E kam thënë që para se t’i shihja fotot që ajo është një femër tepër banale dhe vulgare. Atë mendim kam akoma.
Mamaja jote ka thënë në intervistën e para një jave në “Bluetooth” që e shqetëson afrimi yt me Arbrin. Ti vet si e ke parë Arbrin aty brenda?
Në shumë situata unë dhe Arbri bënim shumë shaka. Mesa duket kjo gjë është marrë seriozisht jashtë. Me Arbrin nuk kam dhe nuk do të kem asgjë më tepër sesa miqësi.
Si e ke parë Arbërin si konkurrent?
Më ka zhgënjyer me paqëndrueshmërinë që ka treguar aty brenda.
Si u ndjeve kur ai të dedikoi një këngë?
U emocionova nga ky dedikim, sepse më erdhi i papritur. Pashë anët pozitive të Arbrit në ato momente, por kënga dhe teksti i saj ishin pa lidhje për raportin tonë. Megjithatë e vlerësova shumë si gjest.
Kush mendon se del këtë javë?
Këtë javë mendoj se do të dalin Erioni dhe Genta.
Me çfarë do merresh tani? Do bësh ndonjë këngë tjetër?
Kam shumë plane dhe prej tyre është edhe muzika. Por për këtë do të flas më vonë.
Meqë mban statusin beqare, le t’u tregojmë djemve që do ta lexojnë këtë intervistë se si është mashkulli ideal për Gertën?
Mashkulli im ideal duhet të jetë inteligjent, të më kuptojë dhe të dijë të më respektojë. Duhet të jetë xhentil dhë të dijë të më bëjë të lumtur.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons