Të varurit nga
Facebook-u thonë se ky rrjet shoqëror është një ves i padëmshëm, por kjo
varet nga fakti se sa i varur është një person.
Në Britaninë e Madhe 1/5 e
njerëzve në moshën 17-24 vjeç pranojnë se merren me Facebook-un dhe
Twitter-in në momentin që janë duke ngarë makinën.
Ekspertët e
sigurisë rrugore shprehen për ‘Daily Mail’ se situata sa vjen e
përkeqësohet sepse përdorimi i celularëve nuk konsiderohet nga të rinjtë
si një rrezik ashtu siç konsiderohet alkooli kur je në timon.
11% e tyre jo vetëm që shkruajnë statuse, por navigojnë në faqe
interneti e madje luajnë lojëra të ndryshme sipas raportit vjetor të
sigurisë rrugore në Britani.
“Rritja e këtij brezi të ri
shoferësh që merren me Facebook-un ndërkohë që ngasin makinat po
shtohet. Fakti bëhet shqetësues kur vërehet se askush nuk e kupton
rrezikshmërinë e kësaj sjelljeje”, shprehet një ekspert britanik.






0 comments:
Post a Comment