Reperi me famë botërore, Jay-Z, ka komplimentuar Rita Orën
për hapat e parë të karrierës së saj, duke thënë se entuziazmi i saj dhe
talenti do ta bëjnë atë një prej këngëtareve më të mira të së ardhmes.
Jay-Z ka folur për Ritën në kuadër të fushatës VEVO Lift UK, duke e
quajtur Ritën yll. Këngëtarja shqiptare është e kontraktuar me ‘labelin’
ku Jay-Z është boss, Roc Nation.
“Për herë të parë e kam parë në Neë York. Ajo ishte aq e mirë, shfaqi
entuziazëm të pa parë. Në një moment ajo kërcen nga skena, ndez
publikun dhe kjo e bën atë fantastike”, ka theksuar Jay-Z.






0 comments:
Post a Comment