BRINDIZI- Një nxënëse 16-vjecare ka vdekur, ndërkohë që
7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, i
cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Institutit teknik Movilo Falkone
në qytetin jugor italian të Brindizit. Mësohet se viktima quhet
Melissa Bassi 16-vjece, ndërkohë që identiteti i nxënësve të tjera ende
nuk bëhet i ditur, por mësohet se njëra prej tyre ndodhet në gjendje të
rëndë për jetën.
Mediat italiane, të cilat bëjnë me dije lajmin,
raportojnë se shpërthimi u shkaktua nga dy ose ndoshta tri bombola të
gazit të lidhura me njëra –tjetrën të vendosura pranë murit të
Institutit. Sipas policisë, shpërthimet ndodhën pak minuta para se ora
të shënonte 8:00, duke shkaktuar frikë dhe panik tek nxënësit që po
futeshin në shkollë.
Policia nisi menjëherë evakuimin e
shkollës, ndërkohë dyshimet e para flasim për një sulm të organizuar
kriminal, në prag të përvjetorit të sulmit ndaj Giovanni Falcone,
gjykatësit të ekzekutuar nga mafia italiane në vitin 1992.
Instituti
teknin, emri i së cilit është vendosur për nder të gjykatësit Giovani
Falcone dhe gruas së tij, ndodhet në një distancë të shkurtër nga
Pallati i Drejtësisë, ku mëngjesin e sotëm një protestë antimafia do të
parakalonte pranë shkollës ku ndodhi sulmi.






0 comments:
Post a Comment