SHBA – Një makinë elegante, sportive, super
teknologjike, me tapiceri të errët lëkure dhe me shenjën e mollës gjysmë
të kafshuar në kofano. Kjo ishte një ndër ëndrrat e parealizuara të
themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs.
Lajmi u bë i ditur
nga Mickey Drexler, anëtar i këshillit administrues të kompanisë Apple,
gjatë punimeve të konferencës “Innovation Uncensored”.
“Shikoni
industrinë e makinave në SHBA. Është një tragjedi. Kush i dizenjon këto
makina?”- deklaroi Drexler, i cili theksoi se ëndrra e Jobs, përpara se
të vdiste ishte projektimi i makinës super teknologjike, iCar.
Sipas përfaqësuesit të Apple, Jobs nuk pati kohë për të zhvilluar më tej projektin e tij.
“Steve
ishte i bindur se iCar do të mbulonte rreth 50% të tregut sapo të
prezantohej përpara publikut, por sëmundja nuk e lejoi që ta bënte
realitet idenë e tij”- deklaroi Drexler.
Për momentin kompania Apple nuk bën të ditur nëse do ta vazhdojë idenë e Jobs për tu futur në industrinë mekanike.






0 comments:
Post a Comment