Një 17-vjecar nga Bubullima e Lushnjes rezulton të jetë
hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në qytetin e Sarandës, ndërsa
ndodhej atje për pushime në fundjavë.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të
sotëm, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të riut i cili pasi ka
qëndruar për disa orë në spitalin civil të Sarandës është dërguar me
urgjencë në mëngjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Burime zyrtare të Spitalit Ushtarak tregojnë për News 24 se i riu
ndodhet aktualisht në gjendje kome të thellë me pak shpresa për të
mbijetuar, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Të njëjtat burime pohojnë se djaloshi gjatë momentit fatal mendohet
të ketë qënë nën efektin e drogave të forta që mund ta kenë cuar atë në
vetëvrasje.






0 comments:
Post a Comment