Translate Web

3TGFX

Bota në krizë, por Cameron luan Fruit Ninja

Londër - Një krizë në eurozonë, bisedime tejet të rëndësishme sa i takon Afganistanit dhe një ekonomi në rënie duhet të jenë mjaft që ta mbajnë të zënë me punë. Por dje, David Cameron u detyrua të mohonte zërat se ai kalonte shumë kohë duke luajtur me lojërat që ka iPadi i tij.

Kryeministri, i cili është një fans i këtij të fundit, thuhet se është i fiksuar pas lojës Fruit Ninja, në të cilin duhet të presësh fruta në lëvizje si pjepër, portokalle apo ananas. Pavarësisht krizës ekonomike, e duke mos përmendur këtu fëmijët në rritje, Cameron thuhet se kalon orë të tëra duke luajtur.

Një ditë më parë, Frasel Nelson, redaktor i revizstës Spectator, pro-konservatore tha se loja ishte e 'qejf i dëmshëm' që shumë shpejt mund të kthehet në një fiksim. Vetë Cameron e ka pranuar që luan me lojën, duke thënë se e ndihmon të heqë stresin e punës.

"Nëse nuk mund të bësh ndryshim kabineti, luaj me Fruit Ninja',-ka thënë ai. Ish-ministri laburist i punës, John Spellar ka thënë se është 'mahnitur', pasi kryeministri mund të gjejë kohë të luajë me kompjuter, me gjithë ato probleme që ka vendi.

0 comments:

Post a Comment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Web Hosting Coupons