Kukës - Banorët e bregut të
liqenit të Fierzës në komunën Tërthore të Kuksit tashmë nuk kanë më as
rrugë kalimi. Pas përmbytjes të të mbjellave të tyre tashmë niveli i
liqenit ka arritur pranë shtëpive duke rrezikuar shembjen e tyre.
Arritja e nivelit maksimal të liqenit në kuotën e 296 metrave ka bërë që
uji të hyjë në katet e para të 30 shtëpive në fshatin Breglum të
komunës Tërthore.Familjarët udhëtojnë me vështirësi në
shtigje malesh për të kryer punët e tyre dhe për tu lidhur me qytetin.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga pushteti vendor i cili është treguar i
pafuqishëm për të ndikuar në gjetjen e një zgjidhje. Ky nivel i ujrave
të liqenit është shënuar shumë rrallë ndaj edhe fshatarët kanë kultivuar
tokat bujqësore si dhe kanë ndërtuar pranë bregut. Shkrirja e dëborës
së rënë gjatë dimrit është një nga arsyet që ka rritur në maksimum
prurjet në liqenin e Fierzes.
0 comments:
Post a Comment