ATHINE - “Para ka vetëm për dy muaj”, ky është shkrimi
që boton sot gazeta “Protothema”, e cila iu referohet informacioneve nga
ministria e financave greke.
Sipas këtyre informacioneve, nëse
shteti grek nuk mbledh taksat, ka në dispozicion para të mjaftueshme
vetëm për të paguar pagat e pensionet e 2 muajve.
Në muajin e
tretë sapo qeveria e re të marrë drejtimin, do përballet me një problem
akut të pagesës së pagave dhe pensioneve për arsye se ato do të paguhen
vetëm me të ardhurat që vjel shteti.
Nëse nuk dërgohen
paralajmërime në ditët e ardhshme, atëherë duket se hapet një “vrimë e
zezë”, më shumë se 1 miliard euro në të ardhurat, deri në fund të
muajit, krahasuar me objektivat e Buxhetit të Shtetit të rishikuar.
Ndërkaq
revista "Der Spiegel" shkruan se kancelarja e Gjermanisë ka propozuar
vërtet një referendum në Greqi, në të njëjtën ditë me zgjedhjet
kombëtare.
Në versionin e printuar te "Der Spiegel" qe do dalë
në qarkullim nesër, thuhet se "Eurozona po kërcënon të flakë jashtë
Greqinë", çështja e referendumit kishte qenë objekt i takimit të fundit
të Eurogroup ngritur nga ministri gjerman i Financave, Schauble.
Në
këtë takim, sipas Spiegel, zoti Schäuble solli për diskutim çështjen e
referendumit për qëndrimin e Greqisë në eurozonë i cili mund të
zhvillohet së bashku me zgjedhjet dhe përmes të cilit, grekët me një
“po” për qëndrimin në eurozonë, të pranonin njëherësh programin e masave
të kursimit.
Këtë plan mesa duket ka biseduar me presidentin
grek Angela Merkel dhe keshtu justifikohet edhe përgënjeshtrimi i
qeverisë gjermane.






0 comments:
Post a Comment